Duro pranon problemet dhe “thumbon” dy sulmues: Nuk është faji im që nuk shënojnë!

23 Tetor 2019
15:25
Alfred Lleshi
back button

Shpëtim Duro gjen qetësinë e humbur ndaj Luftëtarit. Një fitore e thellë, ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, por që nuk mjafton për t’i larguar të gjitha fantazmat nga Kukësi nënkampion. Trajneri Shpëtim Duro, duke folur pas fitores 4-1 në “Roza Haxhiu”, u shpreh: “E rëndësishme ishte fitorja sot. Vinim nga një moment jo i mirë psikologjik. Në një ndeshje të tillë kishim probleme të ndryshme, veç presionit psikologjik. Temperaturat e larta dhe fusha jo në nivelin e duhur na penguan të dalim në lojën më të mirë. 

Mendoj se kishim fat që e zgjidhëm çështjen e golit që në fillim, më pas shënuam sërish dhe e administruam situatën. Ka probleme brenda skuadrës, por me rëndësi është që u kthyem te fitorja. Nuk po shënojnë më Gavazaj dhe Abazaj? Nuk është faji im që nuk shënojnë të dy. Shkurtaj po bën paraqitje të mira. Të tjerëve iu është dhënë mundësia. Do të ishte shumë mirë po të kishin shënuar dhe ata, ndoshta nuk do të ishim futur në këtë presion, falë rezultateve jo të duhura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit