“Dush i ftohtë” për Leclerc, piloti i Ferrari penalizohet për garën e Montekarlo

27 Maj 2023
22:51
Telesport
back button

Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, është penalizuar me 3 pozicione në startin e garës së të dielës, që do të zhvillohet në pistën qytetase të Montekarlo. Një lajm që ka zhgënjyer të gjithë te Ferrari, sidomos Leclerc, që garon në pistën e shtëpisë.

Penalizimi ka ardhur për shkak se Leclerc ka penguar Lando Norris me McLaren gjatë sesionit të tretë të provave zyrtare, duke mos i hapur rrugën. Incidenti ka ndodhur në zonën e tunelit. Kështu, Leclerc, që u rendit i treti, do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.

Bëra maksimumin që të qënsdroja në krahun e majtë, por ishte e vështirë, pasi nuk kisha pamje. Kalova në anën e majtë sapo u njoftova që po vinte Norris, ndoshta jo në momentin e duhur por bëra të pamundurën. Këtë gjë ua shpjegova edhe komisarëve”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit