Dy amerikanë të tjerë në Shkodër, Vllaznia kompletohet para fillimit të sezonit të ri

19 Tetor 2020
12:40
Telesport
back button

Shkon në 4 numri i basketbollistëve amerikanë që janë federuar me skuadrën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, gati të luajnë me skuadrën shkodrane sezonin e ri sportiv 2020-2021.

Pas Quincy Harding dhe Ricky Madisom, së fundi kanë firmosur me ekipin shkodran edhe Kevin Oberweiser dhe Danny Laëhorn, që janë vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Afrim Bilali.

Oberweiser, 24 vjeç, luan në pozicionin 2 dhe konsiderohet si një “snajper” për saktësinë e tij nga distanca. Sezonin e fundit ka luajtur në kampionatin irlandez.

Kevin Oberweiser, amerikani 24 vjeçar i quajtur ndryshe "gjahtari" i 3-pikshave sapo ka mbërritur në aeroportin Nënë…

Gepostet von Vllaznia Basketball Club – Faqja Zyrtare am Freitag, 16. Oktober 2020

Ndërsa Lawhorn është organizator dhe do të jetë lojtari që do të marrë në dorë frenat e lojës së Vllaznisë këtë sezon. Ai ka luajtur edhe më parë në Europë në Çeki, Ukrainë dhe së fundi në Maqedoninë e Veriut.

Dy përforcime me vlera që e kanë rritur ndjeshëm forcën e Vllaznisë, që synon titullin kampion sezonin e ri.

Danny Lawhorn, amerikani që luan në rolin e organizatorit sapo ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza si përforcimi i…

Gepostet von Vllaznia Basketball Club – Faqja Zyrtare am Freitag, 16. Oktober 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit