Dy anët e medaljes, garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Europë

6 Korrik 2020
14:56
Alfred Lleshi
back button

Disa verdikte të këtij sezoni janë zbuluar tashmë. Në disa raste edhe para kohe, sikurse ishte fjala për Francën dhe Hollandën, ku kampionatet kombëtare nuk rifilluan më, pas pandemisë së Covid-19. Në Bundesligë, Bayern Munich ka fituar të dy trofetë vendas, titullin dhe Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që sulmuesi polak, Robert Lewandowski është shpallur “Këpuca e Artë” atje. Në fakt, bomberi i bavarezëve mbetet edhe në majën e listës së shënuesve më të mirë në kontinent, kandidat kryesor për të bërë të vetën edhe “Këpucën e Artë” në Europë, për këtë edicion.

Me 34 gola në total, Lewa ruan distancën nga ndjekësi më i afërt për momentin, Ciro Immobille, i cili ka 5 “rrjeta” më pak. Ne po ju njohim me golashënuesit më të mirë të pesë ligave kryesore në Europë, ku veç Bundesligës, edhe Ligue 1 e ka kurorëzuar “Këpucën e Artë”. Konkretisht, me nga 18 gola secili, Ben Yedder dhe Kylian Mbappé e kanë mbyllur (para kohe) kampionatin francez.

Bundesliga: Lewandowski – 34 gola (mbaruar)
Serie A: Immobile – 29 gola
La Liga: Messi – 22 gola
Premier League: Vardy – 21 gola
Ligue 1: Ben Yedder dhe Mbappé – 18 gola (mbaruar)

Ndërkohë, sa i takon garës për “Këpucën e Artë” në kontinent, situata është si më poshtë. Kujtojmë se ka një llogari pikëzimi, që vendos në fund. Më konkretisht, një gol në Itali, Gjermani, Angli dhe Spanjë vlen 2 pikë, ndërsa në Francë, Austri, Zvicër, Turqi etj, ky raport është 1 gol – 1.5 pikë. “Fotografia” momentale e betejës në këtë drejtim është kjo:
1. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 34 gola (68 pikë)
2. Ciro Immobile | Lazio | 29 gola (58)
3. Timo Werner | RB Leipzig | 28 gola (56)
4. Cristiano Ronaldo | Juventus | 25 gola (50)
5. Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 29 gola (50)
6. Shon Wissman | Wolfsburg | 30 gola (45)
7. Lionel Messi | Barcelona | 22 gola (44)
8. Jamie Vardy | Leicester City | 21 gola (42)
9. Romelu Lukaku | Inter | 20 gola (40)
10. Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 19 gola (38)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit