Dy arsye pse Milan hoqi dorë nga Everton!

14 Korrik 2019
10:13
back button

Everton ishte protagonist absolut në Copa America, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. 

Sulmuesi i ri, i klasit 1996 ishte ndër objektivat kryesorë të Milanit, asokohe Leonardo kishte vënë kontakt të vazhdueshëm me klubin e Gremio dhe e kishte bindur lojtarin për t’u veshur kuqezi.

Më pas, drejtori sportiv u tërhoq nga kjo ide, duke ndaluar kontaktet me klubin dhe lojtarin, për motivin e thjeshtë se Milan nuk arriti të kapë zonën Champions.

Në këtë moment Everton mbeti një ëndërr në sirtar pasi Gremio kërkonte 40 milionë euro, plus bonuse për të lënë të lirë 23-vjeçarin.

Largimi i Leonardo nga Milani ishte vula e fundit, që mbylli të gjitha shanset e Milanit për të marrë Everton. 

Tashmë me drejtues të rinj, si Maldini dhe Massara, të cilët nuk e konsiderojnë afrimin e brazilianit tek “Djalli”, edhe për shkak të kostove të larta të këtij operacioni.

Gremio e ka kuptuar këtë tendencë dhe për Everton ka filluar të kontaktojë klube të tjera në Europë, ku ndër më të interesuarit është shfaqur Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit