Dy boksierë shqiptarë “peng” në Angli prej coronavirus

28 Mars 2020
11:54
Telesport
back button

Dy boksierët shqiptar Krenar Zeneli dhe Rexhildo Zeneli, që në fillim të marsit udhëtuan në Londër për të garuar në një turne kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndodhen ende në shtetin britanik.

Organizatorët e turneut ndalën në mes eventin për shkak të përmasave që mori coronavirus aty. Jo vetëm kaq, por edhe qeveria britanike mbylli kufinjtë, duke anulluar udhëtimet, duke bërë që dy boksierët kuqezinj të mos largohen dot dhe të kthehen në Shqipëri.

Përmes një video-mesazhi të postuar nga KOKSH, dy boksierët sqarojnë se ndodhen ende në Londër dhe se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka siguruar kushtet më të mira të qëndrimit aty. Natyrisht në izolim. 

IOC ka mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe qëndrimit në Londër të dy boksierëve shqiptarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit