Dy emra surprizë, një kazake e një bjelloruse në finalen e Australian Open

26 Janar 2023
13:37
Telesport
back button

Tenistja kazake Elena Rybakina, numri 22 në botë dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, janë dy finalistet e grand slam të Australian Open që po zhvillohet në Melburn. Finalja do të zhvillohet ditën e shtunë.

Nëse emri i Sabalenka ishte mes kandidateve kryesore, ai i Rybakina është deri diku një surprizë, por që konfirmon momentin e mirë që po kalon. Në tri ndeshjet e luajtura deri më tani mes tyre, Sabalenka udhëheq 3-0. Bjellorusja nuk ka humbur asnjë set në këtë turne dhe i ka fituar 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar.

Në gjysmëfinalen e parë luajtur sot, tenistja kazake Elena Rybakina, mundi 2-0 (7-6, 6-2) në një orë e 40 minuta bjellorusen Victoria Azarenka. Një ndeshje me rivalitet në setin e parë, vendosur në “tie break”, pasi më tej gjithçka u komandua nga Rubakina, fituese e Wimbledon vitin e kaluar. Për Rybakina kjo është hera e dytë që del në finalen e një grand slam në karrierën e saj.

Avancon më tej edhe bjellorusja Aryna Sabalenka, që në gjysmëfinalen e dytë mposhti po 2-0 (7-6, 6-2) rivalen polake Magda Linette, një ndeshje që zgjati një orë e 30 minuta. Edhe kjo sfidë ishte fotokopje e së parës, me rivalitet vetëm në setin e parë dhe më pas bjellorusja fitoi pa probleme. Për Sabalenka kjo është hera e parë që del në finalen e një grand slam.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit