Dy emra të njohur dhe një surprizë, zbulohen objektivat e Juventus-it në merkato

26 Nëntor 2021
15:30
Denis Hakanaj
back button

Ndizet merkato në shtëpinë e Juventus, që do të kërkojë të përforcojë ekipin në sesionin e janarit dhe atë të qershorit.

Sipas Tuttosport, janë tre emrat që po ndiqen nga bardhezinjtë: Dusan Vlahovic për sulmin, Denis Zakaria në mesfushë (me Aurelien Tchouameni që pëlqehet shumë, por kushton akoma më shumë) dhe një hyrje e re në listën e mesfushës.

Bëhet fjalë për Sven Botman, talent holandez i Lille, prej kohësh në shënjestrën e Roma-s. Kushton shumë dhe, në fakt, është një objektiv më shumë për merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit