Dy faktorët që kanë bindur Mandzukic për klubin e ardhshëm

14 Gusht 2019
16:36
back button

Mario Mandzukic është shumë pranë rikthimit te Bayern Munich, çka do t’i jepte fund aventurës katërvjeçare tek Juventusi.

Një nga faktorët që ka bindur 33-vjeçarin është Niko Kovac, trajneri i klubit bavarez.

Kovac është një mik i vjetër dhe një bashkëkombës i Mandzukic, pa harruar që aty do të gjente edhe Ivan Perisic.

Ndërsa faktori i dytë është se Bayern ka vetëm një qendërsulmues, kështu që në një sezon të gjatë dhe tre kompeticione, kroati do të kishte hapësira në skuadrën gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit