“Dy fitoret e Leclerc nuk e përmbysin renditjen”

13 Shtator 2019
12:17
Telesport
back button

Lewis Hamilton, kryesuesi i botërorit të Formula 1, beson se dy fitoret e Charles Leclerc me Ferrari në dy garat e fundit nuk kanë për ta përmbysur renditjen. Britaniku i Mercedes ka 102 pikë më shumë se monogasku, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 gara nga mbyllja e botërorit.

Unë përpiqem të bëj më të mirën në çdo garë. Avantazhi që kam me rivalët është i madh dhe më jep mundësinë të garoj i qetë. Natyrisht nuk do “të fle mbi dafina”, por nuk kam pse rrezikoj”, tha Hamilton.

Rivali më i afërt në renditje për pilotin e Mercedes është shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, me 63 pikë më pak. “Në Itali, Bottas ishte më i shpejtë se unë dhe pavarësisht se unë dola jashtë piste ai do të më parakalonte. Natyrisht që kur kryeson duhet të kesh gjithçka nën kontroll edhe shokun e skuadrës”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit