Dy gjigantët e Europës që mund të bindin Lewandowski-n të mos rinovojë me Bayern

16 Maj 2019
17:58
back button

Manchester United ka kërkuar informacione për situatën e Robert Lewandowski teksa ai vazhdon të mos firmosë rinovimin me Bayern Munich. 

Gjigantët e Bundesliga-s po mundohen të bindin sulmuesin të firmosë një kontratë të re këtë verë, por Lewandowski ka dyshimet e tij. 

Sipas gjermanes Kicker, Bayern do të bëjë një ofertë të fundit pas finales së Kupës së Gjermanisë më 25 maj. 

30-vjeçari aktualisht ka një kontratë e cila skadon më 2021 dhe Bayern kërkon ta rinovojë për një vit tjetër. 

Megjithatë, polaku mund të joshet nga interesi i Manchester United apo Paris Saint-Germain. 

United është në kërkim të një sulmuesi që do të jetë në gjendje të udhëheqë vijën e golashënuesve dhe që do t’i rikthejë në Champions League. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit