Dy gjigantët e Serie A në garë, Kumbulla i shumëkërkuar

30 Mars 2020
19:18
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, mbetet një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës. Futbollisti i Hellas Veronës do të largohet me shumë mundësi në fund të këtij edicioni, pasi ka shumë interes për të. 

Lazio dhe drejtori sportiv Igli Tare e duan me patjetër në skuadrën e tij, por konkurrenca është e fortë. Interi i Antonio Contes ka nisur plan konkret për rrëmbimin e shqiptarit. 

Marotta po bisedon me drejtuesit e Veronës dhe ka marrë të gjitha informacionet e duhura në lidhje me lojtarit. Shtatlarti shqiptar nga krahu tjetër po qëndron në heshtje dhe nuk e ka ndarë mendjen se ku do të shkojë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit