Dy goditje në një ditë, Vllaznia “çimenton” mbrojtjen dhe portën

14 Shtator 2020
15:21
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia ka bërë dy goditjet e radhës në merkato. Ditën e sotme ka firmosur kontratën dhe është veshur kuqeblu mbrojtësi kryeqytetas, Eni Imami. Një futbollist me mjaft eksperiencë, që ka luajtur me skuadra si Dinamo, Tirana, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Pra, thuajse me të gjitha skuadrat e Superiores, por jo vetëm. Klubi shkodran bën njoftimin përkatës, duke konfirmuar edhe portierin Kristi Qarri, si element i së ardhmes, sepse është kontraktuar për pesë vite:

“Mesditën e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Njëkohësisht, është nënshkruar kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri, i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu, jo vetëm për të rriturit, por edhe për ekipin U-21. Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së klubit tonë për promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera europiane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit