Dy gola në pjesë të parë, Tirana siguron finalen e Kupës! Shuhet ëndrra e Bylisit (VIDEO)

15 Korrik 2020
19:25
Telesport

Me një fitore 2-0 të fiksuar që në pjesën e parë (Muçi dhe Hoxhallari) Tirana arrin të sigurojë finalen e Kupës së Shqipërisë dhe eliminojë Bylisin në gjysmëfinale. Ekipi kryeqytetas ka shansin ta fitojë kështu trofeun për të 17-tën herë në histori teksa kjo është finalja e dytë radhazi (e 26-ta finale radhazi).

Një ndeshje e dominuar nga ekipi bardheblu në pjesën e parë. U duk sikur kjo përballje nuk do të kishte histori pas 45′ të para ku një supergol i Muçit dhe dyfishimi nga Hoxhallari përmbysën humbjen në Ballsh.

Por, në pjesën e dytë u ndez gjithçka dhe ballshiotët u hodhën në sulm në kërkim të golit që do të çonte gjithçka në kohën shtesë. Megjithatë, Tirana u mbrojt mirë dhe ruajti avantazhin 2-0, duke prerë biletën për finale.

TIRANA-BYLIS 2-0

Shënues: Muçi 6′, Hoxhallari 25′

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Muçi, Halili, Ngo. Trajner:  Emanuel Egbo

BYLISI: Hidi, Ntepe, Janku, Shkalla, Peposhi, Mëllugja, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Sallaku. Trajner: Veljko Dovedan

GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Erjon Bastari

Lajme të tjera

Lajmet e fundit