Dy gola për një pikë, Partizani dhe Bylisi ndahen në paqe

6 Korrik 2020
19:59
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani dhe Bylisi sot u kënaqën me nga një pikë në barazimin 1-1 në “Adush Muça”. Pjesa e parë nisi me shumë vrull, sepse të dyja skuadrat luajtën hapur.

Ballshiotët e gjetën golin të parët me Edison Ndrecën në minutën e 18-të. Ai provoi një goditje dënimi, e cila ishte e përkryer. Portieri Hoxha arriti ta ndalë, por nuk e mbajti dot topin brenda vijave fatale. Ky gol e përgjumi përkohësisht skuadrën kryeqytetase. Bylisi u kujdes vetëm të mbrohej dhe të kundërsulmonte sipas rastit.

Kështu u mbyll pjesa e parë, për të shtuar marshin në të dytën. Në minutën e 71-të, Braun shfrytëzoi një pasim të Trashit (do të luajë në Kuvajt, sapo të mbarojë sezoni) dhe dërgoi sferën në rrjetë. “Demat e kuq” tentuan edhe pas këtij goli, por qenë të pafat para portës së mbrojtur nga Hidi.

Bylisi në tetë minutat e fundit luajti me një lojtar më pak, pasi Mëllugja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit