Dy gola të jashtëzakonshëm në dy minuta, spanjolli “çmend” MLS (video)

20 Prill 2019
13:33
Alfred Lleshi
back button

Alejandro Pozuelo nuk pushon kurrë së shënuari gola në MLS (Major League Soccer). Sulmuesi andaluzian u kthye për të shkëlqyer në fitoren 4-3 të Toronto FC ndaj Minnesota United, të premten. 27-vjeçari shënoi dy gola brenda dy minutave, në pjesën e parë, përveç asistit në një gol tjetër.

Goli i parë u shënua në minutën e 28-të të lojës prej tij, në favor të miqve, pas një kundërsulmi rrufe, me topin që përfundoi në rrjetë. Vetëm 110 sekonda më vonë, spanjolli do të dyfishonte avantazhin (2-1) për të tijtë. Në vetëm katër ndeshje me Toronto FC, Pozuelo ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit