Dy huazime në pak orë, Chelsea dërgon dy lojtarët e padëshiruar në Bundesliga

8 Gusht 2022
9:33
Telesport
back button

Futbollistët Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner janë pranë transferimit në Bundesliga, pasi te Chelsea ku dhe ata luajnë nuk gjejnë hapësira. Të dy futbollistët do të udhëtojnë këtë javë drejt Gjermanisë, ku dhe pritet të vazhdojnë këtë sezon karrierën e tyre.

Hudson-Odoi mund të transferohet te Borussia Dortmund, që është në kërkim të një lojtari të avancuar që mund të sulmojë nga krahët. Futbollisti nuk ishte pjesë e 20 lojtarëve që Chelsea kishte grumbulluar për takimin e javës së parë ndaj Everton. Për lojtarin është interesuar edhe Juventus, por skuadra gjermane duket favorite dhe e gatshme për të mbylluar marrëveshjen.

E njëjta situatë edhe për Timo Werner, që pritet të rikthehet te skuadra e Leipzig, nga dhe ku erdhi dy vite më parë te Chelsea. Edhe Werner nuk u grumbullua për ndeshjen ndaj everton dhe me Chelsea ai nuk ka arritur të shfaqë atë që pritej. Te Leipzig e vlerësojnë lojtarin dhe janë gati ta marrin në formë huzimi për këtë sezon, me të drejtë blerje në fund të kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit