Dy humbje në Europian, kuqezinjtë përgatisin sfidën e radhës me Bjellorusinë

13 Gusht 2019
12:36
Telesport
back button

Faza para-eliminatore e Europianit “Eurobasket 2021” nuk ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare të basketbollit për meshkuj. Shqipëria i ka humbur 2 ndeshjet e para në Grupin E, fillimisht në Tiranë ndaj Bjellorusisë dhe më pas në Kopenhagen ndaj Danimarkës.

Për pasojë, kualifikimi në fazën eliminatore është i mbyllur për kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali. Gjithsesi, Shqipëreia ka ende edhe dy ndeshje për të luajtur në këtë fazë. Të mërkurën, më 14 gusht, kuqezinjtë do të luajnë në Minsk ndaj Bjellorusisë takimin e kthimit.

Një sfidë ku nuk parashikohet ndonjë mrekulli nga kombëtarja shqiptare, që duket se nuk ka shumë shanse për të shkuar më tej. Ndërkohë që, sfida e fundit në këtë fazë, është ajo e 21 gushtit, kur në Tiranë vjen Danimarka.

Kalendari i fazës para-eliminatore Eurobasket 2021

3 gusht, Shqipëri – Bjellorusi, 51-73

10 gusht, Danimarkë – Shqipëri, 95-73

14 gusht, Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00 (Minsk)

21 gusht, Shqipëri – Danimarkë, ora 19:00 (Tiranë)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit