“Dy Kamberë në një derë”, Kukësi zyrtarizon vëllain e Gavazajt

5 Gusht 2020
15:09
Alfred Lleshi
back button

Populli shqiptar ka një shprehje pikante, “Dy Kamberë në një derë”, që nënkupton një filozofi jete përkatëse. Në futboll, kjo mund të perifrazohet në rastin e Kukësit, që ka bërë bashkë dy vëllezër në skuadrën e Skënder Gegës. Pas Enis Gavazajt, të njohur tashmë, pjesë edhe e kombëtares kuqezi, verilindorëve iu është bashkuar edhe Zenel Gavazaj, vëllai i të parit, 20 vjeç. Ka qenë klubi nënkampion i vendit, ai që e ka zbuluar këtë fakt:

“Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2-vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.
Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me Kukësin. I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi. 20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!”

Ja skeda e lojtarit:
Emri: Zenel Gavazaj
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptare
Gjatësia: 1.72 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Liria Prizren, Skënderbeu
Shqipëria U-17, Shqipëria U-19

Lajme të tjera

Lajmet e fundit