Dy klube big të Premier League duan Calhanoglu. Turku: “E ardhmja ime nuk varet nga ajo gjë, por…”

17 Maj 2021
22:08
Telesport
back button

Hakan Calhanoglu ka qenë futbollisti më i kritikuar te Milani pas ndeshjes së barazuar 0-0 ndaj Cagliari. Turku nuk ka bërë liderin atëherë kur duhej teksa e ardhmja e tij është ende një mister i madh…

Ai foli edhe ditën e djeshme duke ngritur pikëpyetjet…

“E ardhmja ime nuk është e lidhur me Champions ose jo, kontrata është tjetër gjë!”

Hakan Calhanoglu ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë dhe po afron qershori kur edhe lirohet falas dhe mund të zgjedhë që të mos kthehet më në Milanello…

Ndërkohë, ka mbetur edhe java e fundit, ajo më vendimtare. Nga Anglia, sipas Daily Mirror, turku me numër “10” i intereson Manchester United dhe Chelsea, por si njëra, ashtu edhe tjetra, ende nuk kanë prezantuar asnjë ofertë zyrtare të agjenti i tij.

Duhet të kujtojmë që Calhanoglu kërkon 5 mln euro në sezon për të rinovuar, ndërsa Milani është i ndalur në 4 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit