“Dy klube në zemrën time… Si nuk dëgjova një herë të flisnin për Realin por përsërisnin një fjali pas çdo kualifikimi…”

29 Maj 2022
0:57
Telesport
back button

Carlo Ancelotti në mikrofonat e ‘Sky’ ka komentuar fitoren e Champions League, e katërta në historinë e tij si trajner dhe e 14-ta në historinë e Real Madridit: “Arritëm në fund të një kompeticioni të vështirë, të merituar, të vuajtur dhe ia dolëm falë zemrës së këtij ekipi, cilësive të tij, frymëzimit të tij…

Vinicius shënoi, Courtois shpëtoi: Udhëtimi përfundoi”. Çfarë mund t’i shtohet kësaj magjie? Nevoja që ky klub të vazhdojë, të mendojë për vitin e ardhshëm. Liverpoolit nuk i dhamë mundësinë të na sulmojnë nga pas, mbrojtësit ishin shumë të mirë për mendimin tim”.

Në çdo raund dukej se Reali do të largohej nga ky kompeticion… “Çdo herë ata thoshin: çfarë fati i keq PSG, çfarë fati i keq Chelsea, çfarë fati i keq City. Tani do te thone cfare fati i keq Liverpool. Jam mesuar me keto gjera tashme…”

E keni përgatitur më së miri nga pikëpamja taktike? “Ndoshta nuk luajtëm futboll të jashtëzakonshëm estetik, por të rrezikonim të dilnim do te pesonim. Liverpool eshte i shpejte ne kundersulm dhe e kisha studjuar”.

Ju keni krijuar përzierjen e duhur të lojtarëve këtë vit, a ishte ky sekreti juaj? “Përtej cilësive individuale, jam dakord. Ky ishte sekreti ynë: përulësia e futbollisteve me përvojë dhe entuziazmi i më të rinjve”.

Per Real Madrid nje tjeter sukses, nje tjeter trofe, me Perez qe tashme kalon Berlusconin duke u bere presidenti me fitues i Champions me gjashte te tilla, ndersa Berlusconi eshte ndalur ne 5 te tilla…

Me pas, i ngacmuar nga gazetaret se nese do me shume Real apo Milan, Ancelotti preu shkurt: Ne zemren time jane Milan dhe Real, te dy klubet”. Don Carlo nuk harron te shkuaren kuqezi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit