Dy kombëtaret kuqezi nisin grumbullimin 4-ditor, ja lista e lojtarëve

20 Tetor 2020
11:11
Alfred Lleshi
back button

Faqja zyrtare e FSHF-së ka njoftuar listën e lojtarëve të thirrur në grumbullimin 4-ditor të kombëtareve U-19 dhe U-20: “Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-20 dhe U-19 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim, që do të zgjasë për 4 ditë, me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave.

Trajneri i kombëtares U-20, Ilir Biturku, ka ftuar 23 lojtarë të vitlindjes 2000-2001, të cilët aktivizohen në klube të kampionatit shqiptar, me përjashtim të portierit Arlis Shala, që vjen nga Kosova. Ndërsa, trajneri i kombëtares U-19, Nevil Dede, ka thirrur 25 lojtarë të vitlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elementë cilësorë që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore.

Në datën 20 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore midis kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor, kombëtarja U-19 do të luajë ndaj kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë. Nga ana tjetër, po me këtë datë, kombëtarja U-20 do të luajë ndaj Partizanit B”.

Lista e U-20

Lista e U-19

Lajme të tjera

Lajmet e fundit