Dy kontrata të reja te Barcelona, vjen koha e shpërblimit të performuesve më të mirë

27 Shtator 2024
18:59
Telesport
back button

Barcelona po planifikon të rinovojë kontratat e dy yjeve të sulmit, Raphinha dhe Lamine Yamal. Ata po shkëlqejnë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick në këtë fillim sezoni.

Kontrata e Yamal skadon në verën e vitit 2026. Tani që sulmuesi anësor po bëhet maxhoren, Barcelona synon t’i rinovojë kontratën dhe t’i dyfishojë rrogën, sepse Yamal është talenti më premtues i 10 viteve të fundit te Barcelona.

Kontrata e brazilianit skadon në verën e vitit 2027. Edhe pse duket herët për të rinovuar, qëllimi i katalanasve është një tjetër. Klubi dëshiron t’i tregojë se ai është i vlerësuar në Camp Nou dhe se nuk ka për qëllim ta shesin, ndryshe nga sa ndodhi në verën e shkuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit