Dy legjendat e Manchester United: Ky largim e ka dobësuar skuadrën e Guardiolës

13 Korrik 2019
11:22
Alfred Lleshi
back button

Legjendat e Manchester United, Bryan Robson dhe Denis Irwin, besojnë se Manchester City do të jetë “i kapshëm” sezonin e ardhshëm, duke veçuar largimin e kapitenit Vincent Kompany si shkak për dobësimin potencial të “qytetarëve”.  Skuadra e Pep Guardiolës mund të kërkojë titullin e tretë radhazi në Premier League, tashmë, por Robson e shikon humbjen e një udhëheqësi si Kompany problematik për Manchester City. 

"Ka gjithmonë një shans për ta kapur një ekip, që fitoi vetëm kampionatin, – tha Robson për “Goal”. – Kjo varet nga “qytetarët”, nga mënyra se si do ta zëvendësojnë Kompany. Belgu do të jetë një mungesë e madhe për ta. Ai ishte një lider i vërtetë në dhomën e zhveshjes dhe i sigurt në prapavijë. Manchester City, definitivisht e ka fituar mundësinë për ta bërë përsëri të vetin kampionatin, por padyshim është i kapshëm nga të tjerët në këtë objektiv".

Kompany, i cili ka qenë me “qytetarët” që nga viti 2008, u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar, për t'u bërë lojtar dhe trajner i Anderlecht. 33-vjeçari ka lënë një boshllëk të madh për t'u mbushur në ”Etihad”, sipas Irwin, i cili është shumë i vetëdijshëm për hendekun që i ndau dy klubet e Manchesterit, sezonin e kaluar: 

“Manchester City ka qenë fantastik gjatë sezoneve të kaluara. Kompany ishte një lojtar i madh, kështu që humbja e dikujt me forcën e tij në dhomën e zhveshjes do të ndihet shumë. Për mua, do të jetë një humbje e madhe. “Qytetarët” do të jenë ende shumë të vështirë për t’u mundur. Ka qenë një hendek i madh midis nesh dhe atyre sezonin e kaluar, kështu që na duhet të ngritemi në lartësinë e sfidës. Me rëndësi është ta nisim mbarë sezonin e ri".

Pasi humbi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, Robson thekson se tenditja në “top 4” është domosdoshmëri për ekipin e Ole Gunner Solskjaer, sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht pa një kapiten zyrtar, pas largimit të Antonio Valencia. Robson ka besim se Solskjaer do të bëjë zgjedhjen e duhur: "Vetëm Ole mund të vendosë, sepse ai është brenda grupit çdo ditë dhe të shohë se cili mund të ndikojë te lojtarët në stërvitje dhe në ndeshje. Mendoj se sapo të njihet më shumë me lojtarët, ai do të marrë vendimin e duhur për kapitenin e ekipit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit