Dy muaj “letargji”, në Rumani zgjohet Llullaku (VIDEO)

9 Dhjetor 2018
18:47
Anton Cicani
back button

Thuajse dy muaj nga goli i fundit, Azdren Llullaku, që ka humbur edhe formacionin titullar te Astra në Rumani, ka rigjetur rrugën e rrjetës. Mesfushori kuqezi ka realizuar një gol që çliroi skuadrën e tij, pasi po udhëhiqte 2-1 ndaj Concordia, por po rrezikonte gjithashtu ta pësonte. i aktivizuar në minutën e 79, i janë dashur vetëm 7 minuta që të shënojë.

Një gol që ka fiksuar shifrat në 3-1 dhe që ka ardhur në minutën e 86-të të ndeshjes. Me këtë sukses, Astra shkon në vend të gjashtë dhe tashmë Europa nuk është më larg siç edhe ishte disa javë më parë. Ky ishte goli i tretë për Llullakun.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit