Dy mundësa nga Rusia për kombëtaren kuqezi, komuniteti i pakënaqur

10 Shtator 2021
16:48
Telesport
back button

Disi i çuditshëm ka tingëlluar për komunitetin e mundjes lajmi i ardhjes së dy mundësave rusë në Shqipëri, Islam Dudaev dhe Abakarov Zemilkhan, që pritet të përfaqësojnë mundjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), gjatë një takimi që ka patur më drejtuesit e kësaj Federate (presidentin Sahit Prizreni).

Sipas KOKSH, të dy mundësit kanë përvojë në arenën ndërkombëtare dhe ardhja e tyre, përveçse përfaqësimit të flamurit kuqezi, do të ndihmojë edhe në rritjen teknike të sportistëve tanë. Synimi është që në Olimpiadën “Paris 2024” vendi ynë të përfaqësohet me mundësa të kualifikuar dhe që synojnë zonën e medaljeve.

Pritet që dy mundësit të marrin nënshtetësinë shqiptare dhe më pas të akomodohen e nisin një plan stërvitor afatgjatë në vendin tonë. Madje po diskutohet mundësia e ardhjes së një trajneri të huaj, që të trajnojë ata shqiptarë e më pas të udhëheqë edhe ekipin kuqezi në Olimpiadën e ardhshme.

Gjithsesi, ky lajm nuk është pritur fort mirë nga komuniteti i mundjes, pasi komentet në rrjetet sociale për ardhjen e dy mundësave rusë kanë qenë mjaft kritikë. Në këto komente shprehet pakënaqësia për mosinventimin te të rinjtë dhe te talentet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit