Dy objektiva “low cost” për Juventus-in: Giuntoli bën pazar në Serinë A

5 Mars 2024
15:26
Denis Hakanaj
back button

Pas humbjes në ‘Maradona’ ndaj Napolit, tek Juventusi u pa mungesa e lojtarëve me eksperiencë.

Massimiliano Allegri formacionin titullar më të ri në kampionat kundër napolitanëve, duke i besuar edhe edhe Nonge gjatë ndeshjes dhe i riu i pafat belg ishte protagonist i penalltisë për faullin ndaj Osimhen dhe më pas u zëvendësua nga trajneri i Juventusit pas vetëm 13 minutash nga fuja e tij në fushë.

Allegri ka hedhur në fushë shumë talente në muajt e fundit, por për të ngritur nivelin në funksion të sezonit të ardhshëm dhe për të synuar titullin (si dhe për të ecur në Europë) do të duhet të forcohet skuadra me elementë më me përvojë, padyshim në pritje të vendimit për largimin ose lamtumirës të trajnerit livronez.

Koopmeiners është emri që do t’i kënaqte të gjithë, jo vetëm nga talenti dhe cilësia, por edhe nga mosha, duke qenë se holandezi është në kulmin e pjekurisë.

Atalanta, megjithatë, nuk bën ulje dhe kualifikimi i bergamaskëve në Champions League mund t’i komplikojë gjërat, përveç vlerës prej 60 milionë eurosh të kartonit të futbollistit.

Prandaj, Juve po kërkon alternativa ndaj ‘ëndrrës’ Koopmeiners, me Ferguson një emër i nxehtë në listën e Giuntoli-t dhe Manna-s pas paraqitjes së shkëlqyer me Bologna-n.

Për më tepër, edhe Samardzic nuk është jashtë radarit, një profil që është ende i lidhur me të ardhmen e Alcaraz te bardhezinjtë. Sërish për repartin e mesfushës, një tjetër profil i ndjekur me interes nga ‘Zonja e Vjetër’ është ai i Frendrup i Genoa-s, i monitoruar dje nga vëzhguesit e Juventusit në ndeshjen në San Siro ndaj Inter-it.

Këtyre objektivave u shtohen edhe opsionet që të çojnë te Vecino dhe Bonaventura siç raporton gazeta ‘Tuttosport’. Lojtarë me përvojë ndërkombëtare dhe me kosto të ulët, të domosdoshëm për të kompletuar skuadrën e Juventusit dhe për të plotësuar kështu boshllëqet e theksuara të para në ndeshjen kundër Napolit dhe në përgjithësi në momente të tjera të sezonit.

Bonaventura u ndoq nga Juventus edhe janarin e kaluar, përpara se Fiorentina ta blindonte. Për ish-lojtarin e Milanit, me arritjen e 70% të ndeshjeve të sezonit, do të aktivizohej rinovimi automatik i kontratës që skadon më 30 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit