Dy operacione merkatoje nga Roma me Premier! Largohet një lojtar, vjen një tjetër. Refuzohet oferta e Leeds për Zaniolo

30 Janar 2023
23:57
Telesport
back button

Roma sot mbylli çuditërisht marrëveshjen për mbrojtësin e Leeds, Diego Llorente (29). Spanjolli zbarkoi në Fiumicino pasdite dhe do të jetë zyrtarisht një lojtar i ri i verdhekuqve ne oret ne vazhdim. Faqja gianlucadimarzio.com zbulon se Llorente vjen te Roma si huazim për 500 mijë euro me të drejtë blerje të vendosur në 18 milionë euro.

Gjithashtu, mbrojtesi Vina transferohet ne Premier. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp të publikuar në faqen e saj, Roma njoftoi transferimin në formë huazimi me të drejtën e blerjes së Vina te Bournemouth: “AS Roma njofton se ka arritur marrëveshje me AFC Bournemouth për transferimin e përkohshëm, me opsionin e transferimit të përhershëm, të Matias Vina.

Me verdhekuqtë që nga viti 2021, mbrojtësi uruguaian ka bërë 44 paraqitje, duke marrë pjesë edhe në finalen e Konferencës së Ligës në Tiranë kundër Feyenoord. Klubi i uron Matias më të mirën për aventurën e tij të re në Premier League”.

Klubi anglez gjithashtu konfirmon se negociatat janë zyrtare: “Ne jemi të kënaqur që përfundojmë nënshkrimin e mbrojtësit të majtë Matías Viña në një huazim fillestar gjashtë-mujor nga Roma”. (Jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e mbrojtësit të majtë Matias Vina në huazim për gjashtë muaj nga Roma).

Sky Sport zbulon se si pjesë e negociatave për Llorente, Leeds u përpoq të kërkonte nga Roma Nicolò Zaniolo. Megjithatë, klubi verdhekuq e refuzoi propozimin e klubit anglez sepse ishte më i ulët se ai i marrë – dhe i refuzuar nga lojtari – nga Bournemouth. Roma do ta shesë Zaniolo-n vetëm plotësisht (ose huazim me detyrim) dhe do të pranojë vetëm oferta të barabarta (ose më të larta) se ajo e Bournemouth.

Portali Calciomercato.com raporton se Leeds do t’i kishte ofruar Romës një hua me detyrim blerje të kushtëzuar me numrin e paraqitjeve, një formulë që nuk e bindi klubin verdhekuq. Alfredo Pedullà zbulon se Leeds ofroi kartonin e Llorentes në këmbim të huazimit të Zaniolos, por Roma refuzoi. Ndërkohë, Sky Sport Deutschland mohon interesimin e Leipzig për lojtarin e verdhekuq.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit