Dy sfidat e marsit, trajneri Challandes publikon listën e Kosovës

14 Mars 2019
15:42
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë publike listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji. Të gjithë vijnë nga jashtë, me përjashtim të të vetmit, Visar Bekaj, që aktivizohet me Prishtinën. Kujtojmë se përfaqësuesja e “Dardanëve” do të luajë ndeshje miqësore më 21 mars, kundër Danimarkës, në Prishtinë, ndërsa katër ditë më pas do ta bëjë “sefte” me eliminatoret e “Euro 2020”, duke sfiduar Bullgarinë, më 25 mars, në Sofje.

Për herë të parë nën urdhrat e Challandes do të jetë Florent Hasani, deri më tani pjesë e Kosova U-21, që luan në Hungari me Diosgyori. Të rikthyerit janë Bersant Celina dhe Bernard Berisha. Grumbullimi i verdhekaltërve do të nisë të hënën e javës që vjen. Kujtojmë se Kosova është në grupin A të kësaj fushate eliminatoresh, bashkë me Bullgarinë, Republikën Çeke, Anglinë dhe Malin e Zi. 

Një “grup ferri” për ta pretenduar së këndejmi kualifikimin, por ka edhe “dritaren” tjetër, përmes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, që do ta diskutojë në përplasjen direkte me Maqedoninë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit