Dy skenare për Neymar, PSG ia bën të qartë dhe lojtarit

12 Korrik 2020
10:20
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka nisur nga puna dhe do të vendosë për të ardhmen e Neymarit. Brazilianit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe drejtuesit e francezëve e kanë të qartë se duhet të veprojnë shpejt dhe të mos e humbasin 28-vjeçarin për pak para.

Neymari është ende në listën e dëshirave të Barcelonës, por do të jetë shumë e vështirë për katalanasit që të tentojnë yllin këtë verë. Ai është i kushtueshëm dhe kriza e COVID-19 ka dëmtuar jo pak buxhetet e klubeve.

Francezët në krahun tjetër nuk duan të humbasin brazilianin për “thërrime”, prandaj do të kërkojnë rinovimin me të. Ata nuk duan ta humbasin në verën e 2021 për pak para. Drejtuesit e shohin Neymarin së bashku me Mbappe si dy lojtarët që do të shkruajnë të ardhmen e artë të PSG. Futbollisti po stërvitet me ekipin e tij dhe po bëhen gati për ndeshjen e Championsit kundër Atalantës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit