Dy turet e para, skicohen përballjet e Kupës së Shqipërisë

2 Shtator 2019
13:46
Alfred Lleshi
back button

FSHF ka përcaktuar hapat e parë të Kupës së Shqipërisë, edicioni 2019-2020. Në turin paraeliminator do të luhen dy ballafaqime skuadrash të kategorive inferiore. Çiftet janë: Vora-Luzi 2008 dhe Tomori-Shkumbini. Dy fituesit do të vijojnë në turin e parë të këtij kompeticioni kombëtar, ku bashkohen edhe skuadrat e Superiores. 

Kujtojmë se ballafaqimet e turit paraeliminator do të luhen në datat 4 shtator, ndërsa ato të turit të parë (1/16) më 18 shtator. Hap pas hapi dhe raund mbas raundi, shorti është i paracaktuar me skemën përkatëse. Vetëm për çerekfinalet do të hidhet short i lirë. Më poshtë, në mënyrë të përmbledhur tabelare keni rrugën për t’u ndjekur nga skuadrat.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit