Dy turne për të mbrojtur kreun, Djokovic zbulon planet sezonale

16 Tetor 2020
9:31
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic ka deklaruar se do të marrë pjesë edhe në dy turne këtë vit dhe më pas do të nisë pushimet. Numri 1 në botë ka konfirmuar se do të luajë në turneun e Vjenës dhe më pas në finalet e ATP-së, në Londër.

Do të luaj në Vjenë, turne që fillimisht nuk e kisha vendosur në planet e mia. Kam 15 vjet që nuk luaj në këtë turne, ndaj jam i lumtur që rikthehem aty”, tha Djokovic. Ndërsa finalet e ATP-së do të nisin më 15 nëntor, në Londër.

Ka qenë një sezon i çuditshëm, ndryshe nga të tjerët, por që më ka sjellë edhe mjaft suksese në karrierën time. Objektivi im është ta mbyll këtë vit në krye të renditjes botërore”, u shpreh Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit