Dy ukrainas e një serb, Partizani me 3 përforcime “big” në merkato

4 Shkurt 2020
10:17
Telesport
back button

Skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj ka bërë një merkato të fuqishme gjatë janarit.

2 lojtarë nga Ukraina dhe një nga Serbia kanë firmosur për skuadrën kampione dhe janë aktivizuar që në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë që kryeqytetasit luajtën dhe fituan 3-0 ndaj Skënderbeut (në Tiranë dhe Korçë).

Bëhet fjalë për 3 volejbollistë shuterë: Ukrainasit Stanislav Azarov e Artem Dyftyarenko si dhe serbin Nikola Loncar. Të tri këta volejbollistë janë vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ylli Tomorri, që i konsideron si përforcime të rëndësishme në arritjen e objektivave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit