Dy vite më parë luante me amatorët, sot ftohet nga Mancini te Italia!

8 Nëntor 2019
19:44
back button

Te lista zyrtarëve e përpiluar nga Roberto Mancini, trajneri i Italisë, për ndeshjet eliminatore të Europianit 2020 – kujtojmë që axurrët kanë siguruar kualifikimin që në tetor – ka edhe tre emra që janë risi. Bëhet fjalë për talentin e Fiorentinas, Castrovilli, futbollistin e Bolognas, Orsolini, por sidomos mbrojtësi i Brescia, Andrea Cistana…

Pikërisht ky i fundit ka një histori të çuditshme, edhe pse është vetëm 22 vjeç. Produkt i Brescias, dy sezone më parë luante në huazim në Serie D, te Ciliverghe mazzanopra mes gjysmëprofesionistëve, ndërsa më pas me Prato në Serie C. Këtë sezon e gjen veten titullar dhe zbulim në Serie A, ndaj edhe Roberto Mancini e ka ftuar për ta provuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit