Dy vjet nga vdekja e Kobe Bryant, bota ende e tronditur nga lamtumira e parakohshme

26 Janar 2022
10:55
Telesport
back button

Dy vite më parë, më 26 janar 2020, pas një aksidenti tragjik me helikopter, ndahej nga jeta basketbollisti Kobe Bryant, legjenda e NBA-së. Kjo ditë konsiderohet si një nga më të trishmet për adhuruesit e NBA-së dhe të basketbollit, teksa humbi jetën edhe vajza e tij Gianna si dhe 7 persona të tjerë.

Kobe i dha shumë këtij sporti, ndaj dhe të gjithë e dashuronin si basketbollist dhe si njeri. Ai u zgjidh në draftin e vitit 1996, si zgjedhja e 13-të, teksa ende nuk kishte mbushur 18 vjeç. Ai u zgjodh nga Charlotte Hornets, por u përfshi në një shkëmbim për të marrë Vlade Divac.

Ai kaloi te Lakers, fanellë që e veshi gjatë gjithë karrierës së tij. “Do të fitoj titullin në NBA me Lakers”, thoshte Kobe kur ishte fëmijë. Ai nuk gabohej, ose më saktë gagohej, pasi nuk fitoi 1 titull, por 5 të tillë me Lakers. Bryant pati një karrierë të jashtëzakonshme me Lakers, një karrierë fituesi.

Etikë në punë, në stërvitje dhe mbi të gjitha një inteligjencë sportive që i dhanë mundësi të përmirësohej vit pas viti, duke e bërë një talent. Mësoi nga çdo situatë dhe “black mamba” fitoi 5 tituj (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010) në NBA, dy medalje ari në Olimpiadë (Pekin 2008 e Londër 2012).

Bryant u kthye në një simbol për një gjeneratë të tërë. Mbrëmjem magjike të 22 janarit 2006 realizoi 81 pikë ndaj Toronto, por ai ishte më i fortë se numrat. Fanellat me numrat 8 dhe 24 që ai veshi me Lakers, tashmë janë tërhequr, pasi nuk do të ketë më kurrë një person që do të imitojë Kobe Bryant.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit