Dybala bën Inter të ëndërrojë, Marotta përgatit transferimin e vitit

7 Dhjetor 2018
21:11
back button

Në shtëpinë zikaltër nuk ka hapësirë për të folur vetëm në fushë. Ka shumë pigment edhe për atë që i përket merkatos. Aludimet e fundit në lidhje me atë që mund të jetë lëvizja e parë e Marotta-s me të zyrtarizuar emërimi i tij te Inter, që pritet të ndodhë më datë 13 dhjetor, orientojnë drejt objektivit surprizë, Dybala. Po flitet shumë për atë në këto orë të fundit, me lajmin që po qarkullon fuqishëm në të gjitha ambientet. Ishte “QS” që nxorri lajmin, madje duke zbuluar edhe ato që mësohet të kenë qenë fjalët e vetë argjentinasit adresuar ish-drejtuesit të Juventus, Marotta.

“Më keni dhënë shumë drejtor, më merrni kudo që të shkoni ju”. Pikërisht kjo këtu raportohet të jetë fraza bombë e Dybala gjatë takimit me Marotta, në momentin që kishte mësuar për transferimin e ish-drejtuesit të Juventus në kampin zikaltër. Fjalë këto, që nëse vërtetë janë artikuluar nga Dybala, nuk do të linin vend për interpretim, por do të çelnin menjëherë fushatën e çmendur të blerjeve te Inter, tashmë nën administrimin e Marotta-s. Javët e ardhshme priten të reja të rëndësishme në lidhe me atë që mund të rezultojë të jetë tratativa e vitit. Ajo e ardhshmja mund të jetë një merkato shumë e rëndësishme.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit