“Dybala do të ishte perfekt për këtë ekip”, Pjanic: Kam vetëm një peng

25 Maj 2022
15:36
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Repubblica në prag të finales së Conference League të Roma-s, Miralem Pjanic, ish-lojtari i verdhekuqve, ka folur për tema të ndryshme që kanë lidhje me klubin e kryeqytetit italina.

Ndonjë peng, por edhe një këshillë për të ardhmen nga fantazisti boshnjal. “Është një dhimbje e madhe për mua që nuk kam arritur të fitojë në Romë”, ka thënë Pjanic.

“Kishim një skuadër shumë të fortë, por vit pas viti largoheshin lojtarë të rëndësishëm, nuk arrinim të kishim një vazhdimësi.

“Megjithatë, ishte një skuadër e madhe, drejtori sportiv Sabatini ka bërë një punë shumë të madhe. Na mungonte një klub që të mund të menaxhonte atë që ndodhte rreth skuadrës, për të na hequr pak presionin”.

Pjanic ka folur edhe për mundësinë për ta parë Dybala me fanellën e verdhekuqve sezonin e ardhshëm: “Do të ishte perfekt dhe Roma do të ishte perfekte për të”, ka thënë Pjanic.

“Nga ajo që shikoj, Roma duhet të bëjë një hap përpara, duke marrë ndonjë kampion më shumë. Dhe lojtarë si Paulo i përmirësojnë skuadrat. Do të ishte një zgjidhje dhe do të më pëlqente ta shihja aty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit