Dybala drejt rinovimit me Juventusin; kjo është data e zyrtarizimit

27 Tetor 2021
10:56
Alfred Lleshi

Tani jemi në finish të përpjekjeve për rinovimin e Paulo Dybala me Juventusin. Pak javë më parë, pas negociatave të gjata, klubi bardhezi arriti marrëveshje me agjentin e tij, Antun, i cili pritet sërish në Itali në ditët në vijim për të përmbyllur detajet e fundit. Njoftimi i presidentit Andrea Agnelli mund të bëhet të premten, me rastin e mbledhjes së aksionerëve të Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit