“Dybala është lojtari më i mirë i Serisë A”: shpjegimi shkencor është befasues

27 Janar 2023
15:48
Denis Hakanaj
back button

Paulo Dybala, lojtari më i mirë i Serisë A? Sipas shifrave, dhe një shpjegim shkencor, po. Këtë e ka raportuar AS, në Spanjë, me shifra që nuk mund të përgënjeshtrohen. Përkundrazi.

Në mënyrë të detajuar, sipas inteligjencës artificiale të Olcip, numri 21 i Roma-s ka statistikat më të mira në krahasim me lojtarë të ngjashëm me Leao-n,  Kvaratskhelia-n apo Osimhen.

Për të kuptuar ndikimin e argjentinasit nga fillimi i vitit 2023, lexohet në AS, duhen parë ndeshjet që ka luajtur Roma. Janë 5 ndeshjet e luajtura dhe 8 golat e shënuar, Dybala është përfshirë në 5 nga 8 golat e shënuar (3 gola + 2 asiste).

Në terma të përgjithshme, aksionet në total të Dybala (sulmuese, mbrojtëse dhe të ndërtimit të lojës) kanë kontribuar që Roma të ketë një diferencë prej një goli çdo 101 minuta. Por jo gjithçka përmblidhet te golat, argjentinasi është një prodhues futbolli.

Inteligjenca artificiale thotë se si pasime totale, pasime përpara, ndërtim i lojës dhe pasime të sakta Paulo është më i miri i kampionatit. Regjistron një mesatare 78.42% të pasimeve pozitive dhe, deri tani, ka marrë pjesë më 14 aksione që kanë çuar te goli.

Për sa i takon panoramës europiane, Joya është futbollisti me paraqitjen më të mirë në bazë me raportin mes rrezikshmërisë dhe minutave të luajtura. Kjo është arsyeja pse Mourinho nuk bën dot pa atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit