Dybala-Juventus, afron firma deri në 2025: detajet dhe rroga!

14 Korrik 2020
13:57
Telesport

Rinovimi midis Paulo Dybala dhe Juventus – konfirmon Tuttosport – po afron. Sipas gazetës torineze, koha më e duhur që palët të takohen dhe vijë nënshkrimi i kontratës së re mund të jetë në ato pak ditë shkëputje midis fundit të kampionatit dhe rifillimit të Champions League.

Marrëveshja do të bëjë që Dybala të jetë lojtari i dytë më i paguar pas CR7. Burime jo zyrtare flasin për 10 milion euro në vit, që me siguri që do të rriten me kalimin e viteve dhe me mundësinë për t’u bërë kapiten dhe simbol më vonë.

Për më tepër, drejtuesit e Juventusit besojnë se potenciali i tij po zgjerohet edhe nga këndvështrimi i imazhit: ai nuk do të jetë në nivelin e Ronaldos, por kufijtë për rritje ekzistojnë. Marrëveshja e re, sipas kushteve të negociatave, duhet të skadojë në vitin 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit