Dybala magjik: dy asist. Pipita feston, sozia e tij përqafon Ronaldon pas golit (VIDEO)

11 Dhjetor 2019
23:03
back button

Juventusi e mbyll me fitore Champions League dhe asnjë humbje! Skuadra bardhezi, e renditur në vend të parë, ka fituar në Gjermani, përballë Leverkusen, duke u zhbllokuar në minutat e fundit me dy gola që vijnë nga dy pasime magjike të Dybala: Higuain dhe Ronaldo shënuesit!

I pari është CR7 që realizoi me portën thuajse të boshatisur, teksa menjëherë një tifoz e ka përqafuar në fushën e blertë, një sozi e Higuain (tifozi). Sakaq, në minutat shtesë, “El Pipita” pas pasimit të Dybala, godet bukur në kufi të zonës dhe shënon për ekipin e Sarrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit