Dybala përulet para Tottit: Eshtë një idhull, më pëlqejnë fjalët e tij të dashurisë

24 Maj 2022
11:22
Alfred Lleshi
back button

Paulo Dybala iu përgjigjet fjalëve të Francesco Tottit. Ish-kapiteni i verdhkuqve, para fillimit të ndeshjes së bamirësisë në “San Siro” kishte folur për “Joya”: “Do t’i jap Dybala një këshillë për Romën. Nëse do të ishte në dorën time do t’i jepja me kënaqësi fanellën me numrin 10, por sigurisht që nuk jam unë ai që do të vendosë”.

Totti dhe Dybala luajtën në të njëjtin formacion, duke dhënë momente të shkëlqyera. Në fund të pjesës së parë “Joya” iu përgjigj fjalëve të Tottit: “Ai është një ikonë e madhe, një idhull për të gjithë ata që e duan futbollin. Unë i mbaj me vete fjalët e tij të dashurisë. E ardhmja? Ende nuk e di se çfarë do të bëj, do të zgjedh më të mirën për veten time”.

Ish-kapiteni i Romës u pyet dy ditë para ndeshjes së bamirësisë: Çfarë mendoni për lamtumirën e Dybala nga Juve? “Do të shohim nëse mund ta sjellim në Romë, do ta takoj të hënën dhe shpresoj ta bind.

Jemi në Milano për ndeshjen me Eto’o, do të luajmë së bashku dhe do t’i jap pak këshilla. Do të përpiqem t’i fiksoj diçka në kokën e tij, le të shpresojmë se mundemi. Roma është e të njëjtës ide si unë për të”, – pati thënë Totti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit