“Dybala tek Inter-i?”, Lautaro: Kam folur me të dhe më ka thënë se…

27 Maj 2022
15:45
Denis Hakanaj
back button

Paulo Dybala është një nga emrat për të cilët interesohet Inter-i për merkaton e verës. Palët janë takuar të enjten në zyrat e klubit milanez për të folur për të ardhmen e sulmuesit, i cili është i grumbulluar me kombëtaren argjentinase.

Edhe Lautaro Martinez do të marrë pjesë në ndeshjet e Seleçion dhe pikërisht sulmuesi zikaltër ka folur në lidhje me situatën e Joya-s dhe për sfidën me Iyalinë në Wembley.

“Dybala all’Inter? Nuk kemi folur për këtë. Kemi folur për shumë gjëra, për situatën e tij dhe për gjithçka, por tani mendon për kombëtaren dhe e ardhmja e tij do të vendoset pas këtyre ndeshjeve”, ka thënë Lautaro Martinez për Tyc Sports.

“Është një lojtar cilësor, me personalitet dhe shpresoj që të luajë aty ku ndihet më mirë, ku është i lumtur. Sfida me Italinë? Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pavarësisht se Italia nuk do të luajë në Kupën e Botës.

“I njohim karakteristikat e tyre, lojtarët e tyre… Janë një rival i nivelit të lartë. Na pret një test shumë i rëndësishëm për të parë se në çfarë pike jemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit