Dyfish më e shtrenjtë nga parashikimi, ja kostoja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

23 Qershor 2022
9:01
Telesport
back button

Kostoja e organizimit në Lojërave Olimpike dhe atyre Paraolimpike “Tokio 2020”, që u zhvilluan verën e kaluar (u shtynë për shkak të pandemisë) ka kapur shifrën e 10 miliardë eurove. Lajmin e konfirmoi Komiteti Olimpim Japonez, pasi ka analizuar të gjitha shpenzimet e bëra.

Tashmë që po bëhet viti nga zhvillimi i Olimpiadës, organizatorët e këtij eventi po punojnë për përdorimin e këtyre ambienteve, sportive dhe jo vetëm, për të promovuar evente të tjera sportive. Kjo bëhet për të justifikuar sforcon e madhe financiare që ishte e nevojshme për të përballuar këtë Olimpiadë.

Emergjenca shëndetësore që u shkaktua si pasojë e pandemisë solli kosto shtesë në organizimin e Lojërave Olimpike. Në këtë event morën pjesë 11.420 sportistë dhe 4.403 sportistë paraolimpike, rekord në të dyja rastet. Mungesa e tifozëve dhe turistëve të huaj, si pasojë e pandemisë, bëri që të ardhurat të jenë të papërfillshme.

Kjo bëri që organizatorët të mos arkëtojnë 650 milionë euro të planifikuara nga shitja e biletave. Projekti fillestar i kësaj Olimpiade, në vitin 2013, parashikonte që kostoja të ishte 5.1 miliardë euro, por në fund kjo shifër u dyfishua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit