Dyshimet për trukim në Bylis-Tirana, nis seanca dëgjimore në FSHF! Prezantohen ballshiotët

9 Korrik 2020
14:37
Telesport
back button

Komisioni i Etikës ka nisur zyrtarisht hetimin për sfidën Bylis-Tirana të vlefshme për gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, teksa do të zhvillojë edhe dy seanca dëgjimore me protagonistët në fjalë. Juxhin Xhaja, arbitri i ndeshjes, u prezantua i pari, ashtu si Ilir Tartari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiraj, por edhe vëzhguesi Albano Janku dhe delegati Besnik Çela.

Tani ka qenë radha e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, trajnerit Dovedan dhe mbrojtësit Goxha, ndërsa më pas do të jetë edhe momenti i Refik Halilit, trajnerit Egbo dhe kapitenit Muça dhe portierit Ilion Lika te Tirana.

Në zyrat e FSHF kanë mbërritur përfaqësuesit e klubit ballshiot. Pritet që të ketë një seancë dëgjimore dhe versionet apo dëshmitë e protagonistëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit