Dyshimi për koronavirus, del rezultati i testit të parë te klubi i Serie A!

28 Maj 2020
11:08
Telesport
back button

Pas frikës, qetësimi… Bologna është rikthyer ditën e sotme normalisht në stërvitje pasi testi  bërë te një pjestar i stafit teknik, për të cilin ekzistonte dyshimi se mund të ishte prekur nga koronavirusi – ka dalë negativ.

Megjithatë, stafi sanitar i kuqebluve do të bëjë një tjetër test të dytë, për të konfirmuar gjithçka, duke qenë se ndonjëherë tamponi i parë nuk jep rezultatin e sigurtë 100%.

Megjithatë, stërvitja e sotme do të jetë vetëm e ndarë individualisht për të mos rrezikuar edhe aq shumë. Në faqen zyrtare, Bologna shkruan se “testi i parë i kontrollit i kryer te një pjestar i skuadër ka dhënë rezultat negative. Orët në vazhdim do të kryhet një tjetër test për të parë dhe konfirmuar se dyshimi nuk ekziston për pozitivitet me Covid-19”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit