Dzeko i qahet pikës së humbur dhe flet për të ardhmen tek Inter

11 Qershor 2019
23:36

Edin Dzeko vërtetoi edhe një herë se është ai lloj sulmuesi që mund të marrë skuadrën mbi supe. Kështu ndodhi në ndeshjen ndaj Italisë, ku mori përpara mbrojtjen azurre he arriti të shënojë gol në pjesën e parë dhe u shfaq rrezikshëm në disa raste në pjesën e dytë.

Në lidhje me këtë ndeshje boshnjaku tha: “Ne meritonim më shumë, të paktën një barazim, i cili do të ishte më i drejtë. Italia luajti më mirë, por ne ishim në formë të mirë fizike. Nuk arritëm t’i dëmtojmë me kundërsulme dhe të shënojmë golin e dytë, ndërsa ata arritën të shënojnë dy gola të bukur.”

Interesi i Interit?“Jam akoma lojtar i Romas, mund të them se pas një sezoni të gjatë do të shkoj me pushime. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit