Edin Dzeko i thotë “po” Interit, të gjitha detajet!

17 Maj 2019
12:29
Anton Cicani
back button

Edin Dzeko është shumë pranë transferimit te Interit. Sipas asaj që shkruan sot "Gazzetta dello Sport", sulmuesi boshnjak, në fund të sezonit, pasi të jetë mbyllur edhe çështja Champions League, për të kuptuar  shumë gjëra, do të ulet në tavolinë me drejtuesit e Roma-s duke i kërkuar që të largohet, në mënyrë që të mos ketë hatërmbetje apo gjëra të tilla.

Boshnjaku i ka thënë "po" Interit dhe për këtë motiv duhet gjetur akordi sa më shpejt, pasi kontrata i skadon në vitin 2020 dhe zikaltrit nuk duan të paguajnë shumë para për kartonin, por diçka të vogël, ose përfshijnë ndonjë futbollist në tratativë, ndoshta edhe nga të rinjtë.

Sakaq, për Dzekon është gati kontrata për tre vite, me një rrogë që  mund të prekë 3,5 mln eurot në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit