Dzeko lumturon Romën, mposht Covid-19: Më në fund, negativ…

23 Nëntor 2020
12:46
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores kundër Parmës dhe momentit të shkëlqyeshëm të Romës, trajneri Fonseca mirëpriti këtë të hënë një tjetër lajm të mirë, që pritej për ditë me radhë: Edin Dzeko është përsëri në dispozicion të tij, pasi u shërua nga Covid-19. Kapiteni verdhekuq kishte qenë pozitiv që nga 6 nëntori, kur vetë boshnjaku e njoftoi lajmin.

Sot ai ka komunikuar negativitetin me këto fjalë: “Negativ më në fund. Tani mezi pres të kthehem në stërvitje me shokët e mi të skuadrës, për t’i ndihmuar ata që të vazhdojnë të luajnë aq mirë”. Tani për tani nuk është e qartë nëse lojtari boshnjak do të jetë në dispozicion të kryeqytetasve qysh në “Europa League”, kundër Kluzhit, por me siguri do të jetë gati dhe nën drejtimin e Paulo Fonseca për ndeshjen e së dielës kundër Napolit, në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit