Dzeko: Qëndrojmë deri në fund të parët. Lukaku? Nuk mendoj fare për të

27 Janar 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Qendërsulmuesi i Interit, Edin Dzeko ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”: “Ne jemi të parët dhe duam të qëndrojmë aty deri në fund të kampionatit. Lukaku? Nëse shkoni në një vend dhe filloni të mendoni se çfarë kanë bërë ata që kanë qenë para jush, është më mirë të mos shkoni askund.

Conte? Ai më donte te Chelsea dhe më pas nuk iu bashkova dot as tek Interi. Inzaghi vazhdon metodat e tij, por luan në një mënyrë tjetër. Të gjithë argëtohen. Totti? Ishte turp që nuk e kisha takuar më parë, do ta kisha shijuar shumë më tepër, edhe ai po ashtu. Me Spalletti mund të ishte zgjidhur ndryshe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit